4 arsyet pse shoqja DASH është motra për të cilën keni nevojë, ja çfarë e bën kaq speciale

20/03/2019 - 18:13

Duke filluar nga dita e nesërme do të hymë zyrtarisht në shenjën e Dashit, një nga shenjat më të forta, punëtore dhe krenare të të gjithë zodiakut. Të lindurit nga 21 marsi deri më 19 prill, njihen gjithashtu edhe për zemërgjerësinë e tyre të cilën e shfaqin në çdo moment, kështu që njerëz të tillë mbajini sa më afër. Dhe nëse keni fatin që shoqja juaj të jetë DASH, keni të gjitha arsyet e botës për t’u xhelozuar nga të tjerët, pasi shoqja DASH është motra që çdokush do të donte të kishte. Po çfarë e bën kaq të veçantë këtë shenjë? Përse shoqja DASH është një thesar, për të cilin duhet të kujdeseni gjithmonë.

Miqësia është si një filiz, të cilin nëse e ushqen me dashuri çdo ditë, krijon rrënjë të forta dhe në fund shndërrohet në një pemë të bukur, dhe shoqja DASH e di këtë.

1.Ka një karakter të fortë e nuk dorëzohet kurrë: Të mërzitura sepse gjërat nuk shkojnë mirë në punë, keni probleme me partnerin dhe ndihen të lodhura nga gjithçka? Një shoqe Dash është aty për t’ju treguar se jeta nuk është vetëm bardhë e zi, përkundrazi ka ngjyra shumë të bukura. Është e fortë dhe e palëkundur. Për të fjala disfatë nuk ekziston, ndaj mos mendoni se mund të hiqni dorë lehtë. Energjia e saj është ngjitëse.

2.Di të jetë kritike aty kur duhet: Të kesh një shoqe të mirë, nuk do të thotë domosdoshmërisht të kesh pranë vetes dikë që thjesht të përkëdhel sedrën. Shoqet e vërteta duhet të ngrenë edhe zërin, apo të shkulin veshin, dhe DASHI e bën që ç'ke me të. Di të jetë kritike dhe asnjanëse aty ku duhet, madje shpeshherë është ajo që vë frerët në miqësi.

3.Ka shpirtin e sakrificës: Mund t'ju tingëllojë e çuditshme, por një shoqe DASH karakterizohet nga shpirti i sakrificës në miqësi. Është ajo e cila kursen, mbledh, llogarit edhe gjënë më të vogël tek vetja, në mënyrë që t'ju kënaqë.

4. Të mbron nga çdokush: Princeshat në librat për fëmijë kanë heronjtë, kurse vajzat e vërteta kanë shoqet DASH të gatshme për t'i mbrojtur nga çdokush. Askush nuk do të guxonte të mpleksej me ju, sepse gjërat mund të përfundojnë keq më pas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skeleti i Ivan Klyucharev-it, 31-vjeçarit të zhdukur 2 vjet më parë e që aspironte të ishte iluzionist, u gjet i prangosur pas një peme n

Një diamant i rralë ngjyrë blu është zbuluar në Botswana.

Tani që ka bërë divorcin me partinë e saj, sepse nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, Rudina Hajdari ka marrë përsipër që të bëjë

52-vjeçari Alberto Vazzoler, një ish-dentist nga San Donà di Piave në tetorin e vitit 2016 fshehu paratë te soba pasi nuk i kishte deklar

Pornostarja Anna Ciriani është mes kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian.

Duheshin dhe 5 minuta të përfundonte ndeshja mes Siksers dhe Nets në NBA dhe në stolin e vendasve, Xhoel Embind, me bluzë ka mbuluar hund

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha përvec vajzës Hera është edhe babai  i një djali me emrin Rei.