4 fjalët e fundit që Princesha Diana i tha zjarrfikësit para se të vdiste

19/09/2018 - 19:03

   Është e pabesueshme të mendosh se janë bërë 21 vjet qe kur bota humbi Dianën, Princeshën e Uellsit.

Ish-gruaja e Princit Çarls vdiq në një aksident me veturë në Paris, bashkë me partnerin e saj Dodi Fayed më 1997, edhe pse teori të shumta konspirative kanë tentuar prej atëherë që të tregojnë një version tjetër të ngjarjes.

Tani, siç thotë gazeta britanike Daily Star, fjalët e fundit të Dianës para se të vdiste janë zbuluar nga zjarrfikësi i cili tentoi ta shpëtonte atë.

Xavier Gourmelon ishte një nga njerëzit e parë të emergjencës që iu përgjigj thirrjes për një aksident, aksidenti ky në të cilin ishte përfshirë Diana në një tunel në Paris.

Zjarrfikësi nuk ia kishte idenë se kush ishte në veturë kur arriti në skenën e aksidentit. Siç shkruan Daily Star, ai tha:

“Vetura ishte shkatërruar dhe ne u morëm me të si me çdo aksident tjetër. Për mua ky ishte një aksident banal trafiku, pasi kishte ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe vozitjes në gjendje të dehur.

E pash që ajo ishte lënduar në kraharorin e djathtë, përveç kësaj, nuk kishte diçka tjetër të dukshme. Nuk kishte as gjak. Ia mbajta dorën dhe i thash që të qetësohej, duke i thënë se kisha ardhur për ta ndihmuar”.

Diana ishte ulur prapa një Mercedesi S280 me partnerin e saj Dodi Fayed, djalin e miliarderit egjiptian Muhamed Al-Fayed. Kur Gourmelon iu afrua princeshës, ajo kishte ende vetëdije.

Ai thotë se fjalët e saj të fundit ishin:

“O Zot, çfarë ka ndodhur?”.

Raporti zyrtar tha se princesha vdiq për shkak të lëndimeve të mëdha të brendshme dhe shpërthimit të një ene të gjakut afër zemrës, duke çuar kështu në gjakderdhje të brendshme.

Por ky raport është kundërshtuar përgjatë viteve, me Muhamed Al-Fayed që shkoi aq larg sa që tha se djali i saj dhe Princesha Diana u ekzekutuan nga agjentë të mbretërisë britanike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një krijesë misterioze është parë në Kinë.

Momente të tmerrshme kanë përjetuar dëshmitarët okularë të cilët kanë parë sesi një grua është hedhur nga kati i 11-ë i një pallati.

Tashmë shumica prej nesh ka dëgjuar rreth lajmit se Tristan Thompson ka tradhtuar Khloé Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, J

Karl Lagerfeld, stilisti i fashëm i modës, i cili vdiq në moshën 85-vjeçare në një prononcim në emisionin ‘Le Divan’ është shprehur se e

Jo vetëm kritika për Meghan Markle. Mediat e ndryshme, por sidomos ato britaniket çdo ditë merret me jetën e dukeshës së Sussex.

Shpesh nëpër debatet televizive “beteja” për të marrë fjalën dhe për të diskutuar rreth aktualitetit të nxehtë politik është e ashpër.

Dua Lipa mund të jetë artistja që u ngjit dhe performoi në skenën gjigante të Brit Awards, por ishte dikush tjetër që mori vëmendjen e të

Të kujdesesh për lëkurën është një terapi më vete, por ndonjëherë kërkon shumë kohë.

Për të shkuar deri në Mars do të duhet gjysmë milioni dollarë.

Shkrimtari Josh Barry ka pësuar paralizë celebrale dhe ka kaluar nëntë vitet e fundit duke shkruajtur një libër autobiografi me hundë.