4 shenjat e horoskopit, që harrojnë të buzëqeshin

18/02/2020 - 18:45

Protagonistët e sotëm janë shenjat zodiakale që duhet të buzëqeshin më shumë dhe të lënë mënjanë depresionin. Bëhet fjalë për 4 personalitete që janë padyshim më të prirura për t'u depresionuar dhe trishtuar më shumë se të tjerët.

Faji i tyre kryesor? Autokritika, pesimizmi, vetëvlerësimi i ulët dhe varësi e tepruar nga njerëzit e tjerë. Le të zbulojmë cilat shenja duhet të mësojnë artin e buzëqeshjes.

Peshqit

Ndër këto shenja, kjo ka më shumë të ngjarë të vuajë nga depresioni. Peshqit janë persona shumë të sjellshëm dhe të dashur, por shumë të prirur ndaj vetë-shkatërrimit. Vizioni i tyre për botën është shumë i ndryshëm nga realiteti dhe përfundon duke i zhgënjyer shpesh ata. Ata që i njohin e dinë që buzëqeshja në fytyrën e tyre krijohet për të mos shqetësuar të tjerët, pothuajse asnjëherë nuk është e sinqertë. Si mund të buzëqeshni më shumë? Filloni të ndaloni së kënaquri të tjerët.

Gaforrja

Tendenca e Gaforres për depresion dhe errësirë është e njohur. Ashtu si karakteri i tij i dhembshur, i kujdesshëm dhe i sjellshëm. Gaforrja është 'nëna' e zodiakut dhe herë pas here do të donte që dikush të kujdesej edhe për të. Për të buzëqeshur më shumë, ka nenvojë për kujdes dhe dashuri. Kura për trishtimin e saj është të rrethohet me miqtë dhe familjarët që janë mbështetës dhe mund të simpatizojnë ndjenjat e tij.

Bricjapi

Një tjetër shenjë e zodiakut e prirur ndaj depresionit. Megjithëse ka zakon të jetë i qetë nën presion, emocionet e shtypura nuk e lënë të buzëqeshë. I zymtë dhe i mbullur, trishtimi dhe humori i keq nuk janë ndonjë problem i madh për të. Sidomos për faktin se ai ndihet përgjegjës për gjithçka dhe për të gjithë dhe rrallë mbështetet tek njerëzit e tjerë.

Akrepi

Akrepi është një shenjë që i ndien emocionet në mënyrë të thellë dhe intensive, kështu që nuk është për t'u habitur që buzëqesh më pak se shenjat e tjera të zodiakut. Shumica e faktorëve që shkaktojnë trishtimin të cilin herë pas here sulmon akrepin janë vetmia, humbjet dhe ndarjet. Sidoqoftë, është shumë e vështirë për të të pranojë se është i dëshpëruar për shkak se e tmerron fakti që dikush mund ta përdorë trishtimin kundër tij. Duhet të mësojë të kontrollojë emocionet dhe mbase t'i besojë një miku ose dikujt të afërt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Karantina ka lënë edhe një nga futbollistët më të mirë në botë pa berber.

Familja Kennedy është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mbesa e Robert Kennedy është zhdukur së bashkë me djalin e saj të vog

Ditën e diel, përveçse të gjithë ishim të detyruar ta kalonim në karantinë, edhe moti nuk premtoi shumë.

Vajza 19-vjeçare e boksierit Floyd Mayweather, Iyanna është arrestuar për sulm të rëndë me armë vdekjeprurëse, pasi kishte goditur një gr

Një infermiere nga Anglia, Shirley Watts, ka postuar një video mjaft prekëse në rrjetet sociale.

Avokado kombinon fuqitë e saj me vetitë anti-inflamatore të mjaltit dhe fuqinë qetësuese të tërshërës dhe i jep lëkurës sonë hidratim dhe

Edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që gjatë pandemisë së koronavirusit është çështje kyç të mbahet higjiena dhe rregullisht të dezinf

Shkencëtarët që bënë klonimin e parë të suksesshëm në botë, duke krijuar delen Dolly, thuhet se janë në bisedime me qeverinë britanike pë