4 shenjat e horoskopit që në vitin 2020 mund të dashurojnë njerëzit e gabuar

18/11/2019 - 19:18

Të gjesh dashurinë e vërtetë nuk është e thjeshtë, por nuk është as në dorën tonë krejtësisht. Prandaj ndonjëherë nuk duhet t'i marrim gjërat për të mirëqena dhe për gjithçka të kemi një fije dyshimi, sidomos këto katër shenja zodiakale, të cilat viti 2020 rrezikon t'i njohë me dashurinë e gabuar.

Gaforrja
Dëshira juaj për të dashuruar është e madhe dhe bëhet shumë shpejt intensive. Por duhet të jeni  vigjilentë dhe të mos vetëkënaqeni, sepse rreziku i një zhgënjimi të hidhur është prapa derës. Kështu që kënaqni dëshirat tuaja për t'i hapur dyert dashurisë, por mos ia dorëzoni çelësin e zemrës askujt.

Luani
Shumë miq të luanit nuk kanë një histori serioze me dikë për një kohë të gjatë. Puna dhe pjesa tjetër e impenjimeve i lënë ndjenjat paksa mënjanë.  Mundohuni ta rregulloni këtë pjesë, por bëni kujdes; yjet ju paralajmërojnë që tani se rreziku 'për t'u djegur' është i lartë. Në horizont parashikohet një zhgënjim në dashuri i cili mund t'ua copëtonte zemrën për shumë kohë.

Shigjetari
Zakonisht jeni ju ai që papritur mbyllni historitë dhe shkaktoni vuajtje në dashuri. Por në fillim të vitit 2020 mund të përjetoni ato ndjesi që kanë provuar ish-partnerët tuaj kur mbyllet një histori që funksionon potencialisht.  Jeni gjithmonë të vëmendshëm ndaj atyre që hyjnë në jetën tuaj, por pas disa muajsh mund të bëni një gabim që do t'ju lërë të trullosur për pak kohë.

Ujori
Sa keq, të dashur miq të Ujorit! Zakonisht ju i jepni besim çdokujt, sepse frika se vuani është e madhe dhe ju jeni të ngopur. Për fat të keq, në vitin 2020 besimi juaj është destinuar të bëhet 1000 copash për shkak se një person do të tregojë se nuk është ai që pretendonte se ishte.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për t'u pëlqyer dhe pranuar nga shoqëria, ne shpesh përpiqemi të tregojmë se jemi të përsosur.

Stafi drejtuesi i një spitali ka pranuar zyrtarisht se mjekët operua një grua, teksa kjo e fundit ishte e ndërgjegjshme duke i shkaktuar

Ende pa mbaruar 2019-a, të gjithë jemi gjithë sy e veshë se ç'do të sjellë viti pasardhës, por para se të sjellim për ju horoskopin vjeto

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një person, që t’i dje

Marsela Çibukaj është një ndër këngëtaret shqiptare që ka spikatur me zërin e saj dhe është bërë tashmë shumë e dashur për publikun.

Revista Time e ka shpallur aktivisten kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, person të vitit.

Nëse doni të mbani trupin tuaj në formë, shkoni në palestër. Ndërsa nëse doni të ushtroni trurin tuaj, dëgjoni muzikë.

Kryebashkiakja e qytezës franceze të La Gresle, Izabel Dugele ka dhënë një urdhër të pazakontë:

Dita prej tetë orësh e punës u krijua gjatë Revolucionit Industrial si një përpjekje për të ulur numrin e orëve të punës manuale që punët