Çdo 14 shkurt dyqanet e luleve kanë më shumë shitje, restorantet më shumë rezervime dhe të gjithë po mendohen si të surprizojnë dikë.

Sidoqoftë, për disa shenja të horoskopit, Shën Valentini është çdo ditë, madje atyre iu duket habi që njerëzit bëjnë dhurata vetëm në këtë ditë dhe jo në ditë të tjera.

“Romantikët e pashpresë” janë zakonisht një nga këto shenja:

– Gaforrja

Gaforret janë aq romantike dhe të ndjeshme sa që sundojnë mbi shtëpinë e katërt të dashurisë dhe familjes.

Ata janë empatikë dhe “thithin” energjinë e njerëzve të tjerë.

Gaforrja drejtohet nga hëna, planeti i emocioneve dhe botëve të brendshme, ku romanca vjen drejtpërdrejt nga zemra.  Ata nuk mund të mos i ndiejnë gjërat thellë dhe të shohin romancë në gjithçka.

– Peshorja

A keni takuar ndonjëherë një Peshore që s’është romantike?

Duket sikur romanca rrezaton nga prania e tyre dhe ata as nuk e kontrollojnë dot.

E gjithë kjo ka shumë kuptim, kur kujton se Peshorja sundon  mbi shtëpinë e shtatë të partneriteteve. Në thelb, një Peshore është e dashuruar me idenë e dashurisë së vërtetë dhe ata s’kanë nevojë për ditën e Shën Valentinit për t’ia rikujtuar këtë.

– Akrepi

Një Akrep i dashuruar është gjithnjë i apasionuar pas romancës.

Duket sikur ata po përpiqen të bien në dashuri apo të gjejnë dikë që është i gatshëm t’i dojë ata. Një Akrep mund t’ju nxjerrë nga monotonia dhe t’ju tregojë gjëra entuziasmuese. Kjo shenjë drejtohet nga Plutoni, planeti i transformimit dhe shtëpia e tetë e seksit dhe misterit.

– Peshqit

Kur flasim për Peshqit, ne po flasim për shenjën më ëndërrimtare të horoskopit. Ata janë duke menduar gjithnjë për një botë shumë më magjike se realja dhe pa dyshim, për një botë të mbushur me romancë.

Peshqit drejtohen nga Neptuni, planeti i ëndrrave, iluzioneve dhe fantazisë.