40 vite diferencë, aktori dhe velina rrëfejnë historinë e dashurisë: Më marrin për babain e saj

16/06/2019 - 10:26

Kur Chris Quinten u largua nga Coronation Street në vitin 1989, fansat e tij mbetën zemërthyer. Por admiruesja e tij më e madhe në ato kohë nuk kishte lindur ende.

Robi Delabarre, është e fejuara e Chris dhe është 40 vjeç më e vogël se ai në moshë. 21 vjeçarja është një balerinë në klubin e striptizës që Chris menaxhon.

Në intervistën e tyre të parë në gazetë, çifti tregoi hapur se ishin thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin. Robyn tha:

"Mendova se ishte 45 vjeç kur e takova për herë të parë. Nuk e dija se kush ishte ai para se të vinte në klub".

Duke kujtuar takimin e tyre të parë, Chris tha: "Një natë ajo erdhi dhe kjo ishte një rrufe në qiell për mua aq shumë më ka pëlqyer. Mund të them se kishte diçka të veçantë tek ajo. Ishte një ndjenjë që nuk e kisha provuar më parë. Ishte atmosfera që ajo krijonte që më tërhoqi dhe sigurisht edhe pamja e saj. Ishte mirësia dhe sinqeriteti i saj që më mori pas vetes dhe jo vetëm bukuria e saj”.

Robyn tha: "Kur shkova tek ai dhe u prezantova, mendova, do të ndodhë me siguri diçka midis nesh sepse kishte shumë kimi që në takimin e parë”.

Pavarësisht hendekut të moshës katër-dekada, Robyn këmbëngul se ata kanë shumë gjëra të përbashkëta: “Ndër të përbashkëtat tona janë edhe shijet muzikore, kemi të njëjtat preferenca”.

Chris është babai i tre fëmijëve dhe tregon se më i rrituri është sot në moshën 30-vjeçare, por njëkohësisht pohon se ai kur e shikon veten në pasqyrë mendon se është 25 vjet ose të paktën aq ndihet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kanë kaluar 20 vite që kur Jennifer Lopez veshi fustanin ikonik në Grammy, i cili vazhdon të komentohet ende edhe sot.

Nuk është vetëm peshku që është i kripur në Islandë.

Një familje në Indi është befasuar nga një mysafir i paftuar që kishte hyrë në shtëpinë e tyre.

Ishte dashuruar marrëzisht me një stjuardesë të një fluturimi të kompanisë ‘Lufthansa’, që nisej nga aeroporti i Beogradit për Frankfurt,

Aktorja e njohur Jessica Alba ka folur së fundmi për tatuazhet e saj, teksa rrëfeu se vendosi të realizonte 3 të tillë me shenjat e horos

Një aktor nga Hong Kong është qëlluar me thikë në skenë në Kinë. 

Një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez janë gjetur të vdekur në një autostradë.

Gazetari i njohur Sokol Balla që nga vjeshta nuk do të jetë më pjesë e "Vizion Plus".