Brenda Pallatit Buckingham ka disa dhoma  private, në disa prej të cilave as personeli i pallatit nuk lejohet të hyjë. Ja cilat janë ato:

Gjatë regjencës së saj 68-vjeçare, Elizabeta II pothuajse gjithmonë fjalimet drejtuar kombit të saj i ka mbajtur nga Pallati Buckingham, duke na krijuar edhe një ide të vogel për ambjentet e brendshme te pallatit mbretëror.

Rezidenca mbretërore përbëhet nga 775 dhoma, por ka një numër dhomash të fshehta brenda, ku mund të hyjnë vetëm anëtarët e familjes mbretërore, një pjesë e stafit dhe ndonjë  mysafir me fat.

Kinemaja

Ashtu si shumë personalitete të famshëm, Mbretëresha ka kinemanë e saj private brenda pallatit. Ishte reporterja e BBC Emily Maitlis, e cila zbuloi se ajo kishte parë kinemanë në një dhomë në anën jugore, kur vizitoi pallatin për të intervistuar Princin Andrew në nëntor të vitit të kaluar. Sipas disa thashethemeve, shumë të pakta kanë qenë rastet kur familja mbretërore ka përdorur kinemanë për të parë një film të gjithë së bashku.

Për fat të mirë, kinemaja mund të përdoret nga stafi i Pallatit Buckingham.

Zyra postare

I gjithë stafi, i cili perbehet nga 800 ose më shume persona, mund të përdorë zyrën postare, të menaxhuar nga Royal Mail brenda mureve të Pallatit Buckingham.

Pishina e brendshme

Një nga dhomat e prefuruara të George, Charlotte dhe Louis në Buckingham Palace, është pishina e brendshme.

Kjo pishinë është vendi ideal për ditët e verës jo vetëm për fëmijët por edhe për anëtarët e rritur të familjes mbretërore. Revista Hello! kishte zbuluar se pikërisht në atë pishinë Princi Xhorxh mori mësimet private të notit.

Një studio mjeku

Royal Mews Surgery ndodhet në Pallatin Buckingham dhe drejtohet nga Dr. Timothy Evans, mjeku personal i Elizabeth II. Studio kryesisht ofron kujdes shëndetësor për anëtarët e familjes mbretërore, të cilët preferojnë të trajtohen privatisht, por edhe stafi mund ta përdorë atë.

Një kishëz

Kisha e Pallatit Buckingham u krijua me porosinë e Mbretëreshës Victoria dhe Princit Albert në 1844, në atë që ishte projektuar si një kopsht dimëror. Një pjesë e saj u shkatërrua nga një bombardim gjerman në 1940, por më vonë u rindërtua në pjesën juglindore të pallatit.

Një ATM

Në vitin 2001, ish-shefi i bankës së Coutts, Gordon Pell konfirmoi për Evening Standard se ka me të vërtetë një ATM brenda Pallatit Buckingham. Por ndryshe nga shumë zona të pallatit, kjo zonë nuk lejohet  për personelin e shërbimit dhe është i fshehur në bodrumin e pallatit.