Kur jeni në një marrëdhënie të gjatë dhe të qëndrueshme hapi i rradhës që mendni të bëni është martesa.  Të jetosh së bashu me dikë që e doni përgjithmonë duket e përsosur, por realiteti ndryshon nga ato që shikojmë në filma.

Ja disa nga arsyet pse lidhet tuaja të gjata përfundojnë në divorc pas martese:

1.  Mungesa e zotimit

Gjatë kohës që jeni të dashuruar nuk harroni asnjëherë të shprehni se ndjeheni me fat për personin që keni pranë. Pas martese kjo ndryshon dhe mes jush krijohet një hendek.

2.  Keni qenë shumë të dashuruar në fillim

Sipas një studimi të botuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, çiftet që janë shumë të dashur gjatë fillimit të marrëdhënieve të tyre kanë më shumë të ngjarë të divorcohen pasi të martohen. Kur shfaqni dashuri të vazhdueshme ndaj bashkëshortit tuaj gjatë gjithë kohës, deri në atë pikë saqë "surprizat" tuaja as nuk i surprizojnë më, gjërat fillojnë të bëhen pak të mërzitshme pas martesës. Kjo jo vetëm që e bën partnerin tuaj të ndjejë se nuk ka më asgjë tërheqëse në marrëdhënien tuaj, por gjithashtu ju vë nën presion të madh. Në fakt, ju filloni të ndjeheni se përpjekjet tuaja po kalojnë pa u vënë re.

3. Nuk ishte vërtet "dashuri"

Njerëzit në marrëdhënie afatgjata ngatërrojnë se janë të dashuruar me ndjesinë e të qenit të qetë me personin që kanë në krah. Zakonisht pasi martohen, e kuptojnë se nuk ishin vërtet të dashuruar.

4.Nevojat tuaja kanë ndryshuar

Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe po  kështu dhe  nevojat e tyre! Kohët e fundit, çifti i famshëm Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të cilët kanë vite që kanë lidhje, janë divorcuar vetëm disa muaj pasi u martuan. Pyesin pse ndodhi kjo? Kjo është për shkak se përparësitë e tyre ndryshuan.

5.Ju thjesht keni dashur të sistemoheni

Të martohesh për ndonjë arsye tjetër përveç dashurisë, thjesht nuk do të funksionojë.

6. Keni zbuluar një anë të re të partnerit tuaj

Të qenit në një marrëdhënie afatgjatë nuk do të thotë të dini gjithçka për partnerin tuaj. Kur martoheni dhe filloni të jetoni së bashku do të dalin në pah gjëra interesante dhe mes tyre dhe shumë të këqia që nuk i dinit. Ndarja vjen nga mospranimi i tyre në fund.