6 hile për t'i mbajtur xixë atletet e bardha në verë

18/05/2020 - 22:44

Me rritjen e temperaturave, mund të heqim dorë nga ç'do gjë që na bën të djerësisim, por jo nga atletet. Veçanërisht, ato të bardhat. Duke i veshur edhe më shpesh gjatë verës problemi kryesor bëhet larja e tyre. 

Për hir të së vërtetës, çfarë i bën të duken edhe më të bukura atletet tona është pastërtia.Një atlete e pastër ndryshon komplet nga ajo e zhytura në pluhur!

Çfarë të bëjmë?

1. Jo lavatriçe!

Kujdes! Jo të gjitha atletet mund t’i fusni në lavatriçe. Shumë prej tyre dëmtohen dhe ndryshojnë komplet formën ose ngjyrën...

2. Sekreti qëndron tek lidhëset

Më shumë se sa me pjesën e jashtme, bëni mirë të merreni me pastrimin e lidhëseve.  Lidhëset e pastra i bëjnë atletet të duken si të blera sot. Nëse i neglizhoni, bardhësia s’do të jetë ajo që keni në mendje.

3.Ujë dhe sapun

Merrni një sapun, ujë të bollshëm dhe nisni të shkumoni. Në vend të leckës apo ndonjë furçe, merrni një letër të fortë (jo gazetë) dhe nisni larjen. Kështu forma dhe çdo gjë tjetër do të jenë njësoj.

4. Merrni atletet, shkoni në banjë dhe nxirrni pastën e dhëmbëve

Me një furçë të vjetër, filloni të pastroni atletet aty ku e kanë humbur shkëlqimin. Pastën e dhëmbëve, e mira është ta miksoni me pak sheqer dhe gjithë pisllëku do të zhduket si me magji!

5. Kujdes me çorapet

Nuk e dimë sa nevojë keni ta dëgjoni këtë, por vishini atletet me çorape! Djerësa dhe mikrobet e këmbëve nuk do t'i bëjnë asnjë nder atleteve. Sigurohuni të jenë pambuk!

6.Mbajini me kujdes!

Siç e dini- parandalimi është më mirë se kurimi- kështu që nëse doni atlete xixë të bardha, tregohuni të dashura me to.

Kujdes ku shkelni dhe mos i ekspozoni shumë në diell pasi mund të zverdhën shpejt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari Aleksandër Gjoka duket se është mjaft i revoltuar me kryeministrin Edi Rama sa i përket masave anti-koronavirus.

Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli tregoi se në muajin mars ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, por që atëherë është shëruar pl

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezult

Programi më i ri që ka startuar në “Top Channel” çdo të premte “Aventurierët” vjen në formën e një reality show por që në episodin e plot

Studime të ndryshme tregojnë se çokollata e zezë ndihmon në përmirësimin e cilësisë së flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Reperi britanik, Swarmz, arriti që të shpëtonte pa lëndime nga aksidenti që pati me “Ferrari”-n 250 mijë paund (280.000 euro), pasi u për

Më 26 janar legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë.

Një efektiv policia është ndjerë keq dhe ka pësuar një gjendje të fikëti, teksa ishte në krye të detyrës.

Prej disa kohesh, perflitet se Harry dhe Meghan Markle janë në krizë dhe mund të ndahen.Shkak i kesaj jane spekulimet se Meghan detyroi H

Të rinj e të moshuar kanë harruar kohën e pandëmisë dhe kanë shkuar të shijojnë rrezet e dielit në bregdetin e Golemit.