Mia, një vogëlushe 6-vjeçare, nga Torino, Itali, si shumë bashkëmoshatarë të tjerë qëndron e mbyllur prej javësh në shtëpi prej koronavirusit.

Për shkak se do të kthehet në shkollë dhe do të luajë me shokët e shoqet, vogëlushja italiane ka marrë stilolapsin dhe një fletë fletoreje dhe u ka shkuar një letër karabinierëve për të “arrestuar” koronavirusin. Letra e saj ka bërë xhiron e medieve italiane.

“Herën e fundit që dola ishte për të shkuar në shkollë, ishte shkurt. Dua të luaj sërish me miqtë e mi”,– shkruan ndër të tjera në letër 6-vjeçarja.

Në fund të letrës, Mia e vogël nuk harron të falenderojë policët dhe karabinierët për punën që bëjnë.