7-vjeçari që është alergjik ndaj dimrit

18/10/2019 - 10:27

Ky 7-vjeçar ka një gjendje të rrallë dhe shtrohet në spital gjatë dimrit sepse i ftohti i shkakton një reagim alergjik. Gjendja e rrallë i shkakton Tommy Leitch të përziera, vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje në të gjithë trupin.

Djali vuan nga urtikaria dhe angioedema e rëndë, gjendje që shkakton enjte në lëkurë. Nëna e tij Abigail McDonald tha se ajo gjithashtu nuk mund ta mbështjellë djalin me rroba për ta mbajtur ngrohtë sepse alergjia e tij nxitet gjithashtu edhe nga nxehtësia.

26-vjeçarja qëndron gjatë gjithë kohës e shqetësuar për jetën e djalit të saj pasi ai ka nevojë për mjekim urgjent në momentin që i shfaqen simptomat.

Në disa raste urtikaria mund të çojë në tronditje anafilaktike ndërsa angioedema bën që gjuha të enjtet, duke mbyllur rrugët e frymëmarrjes.

Tommy duhet të qëndrojë gjithmonë në një temperaturë rreth 20 gradë celcius sepse nëse ekspozohet në një temperaturë shumë të ulët ose të lartë, atëherë i shpërthen alergjia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aspirinat me siguri janë të njohura për ju duke qenë se janë ndër barnat e para që zgjidhin problemet shëndetësore.

Këngëtarja kosovare, Eliza Hoxha, njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka rezultuar pozitive me koronavirus.

2 korriku e kthen Saturnin mbrapa, nga Ujori ai hidhet në Bricjap, tek një shenjë që dashuron dhe udhëheq, ku do të qëndrojë deri para Kr

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Një grua në Brazil ka mbytur me një jastëk djalin e saj 11-vjeçar, pasi i kishte ardhur në “majë të hundës” përdorimi i telefonit nga ana

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Itali.

Gratë nuk janë kurrë të lumtura, por ka disa që janë veçanërisht të prirura për të qenë të pakënaqura.

Ish-miss Kolumbia, e cila humbi këmbën e saj të majtë si pasojë e një gjendje të rrallë, duket se ka lënë pas krahëve vështirësitë e sëmu

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.

Temperaturat e larta të muajve të verës janë një nga problemet më të mëdha të stinës.