75-vjeçarja xheloze për të dashurin, historia e Noçes dhe Qamilit 90-vjeçar

Postuar: 18/02/2018 - 10:20

E keni dëgjuar shprehjen “Dashuria nuk njeh moshë”? Shembulli konkret i kësaj thënieje ishte historia e transmetuar këtë të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur” mes Merjemes dhe Qamilit.

Mejreme Dibra ose siç njihet ndryshe nga të gjithë ata që i qëndrojnë afër, “Noçja”, është një grua 75-vjeçare me të cilën jeta nuk është treguar tepër bujare.

Është martuar dy herë me shpresën që do të gjente lumturinë, por fatkeqësisht të dy bashkëshortët e saj kanë ndërruar jetë. Sikur të mos mjaftonin këto, Noçes i vdiq edhe vajza që kishte nga martesa e parë shkruan Top Chennel.

Vendosi të jetojë vetëm për 17 vjet derisa mori vendimin për t’i kaluar vitet e pleqërisë në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër. Aty njohu Qamilin, me të cilin u dashurua dhe prej 15 vitesh ndajnë të njëjtën dhomë. Historia e tyre e dashurisë të bën të besosh se xhelozia ekziston në çdo moshë dhe se një gjest i bukur të gëzon në çdo kohë.

Arsyeja pse Noçja kishte kërkuar që përballë saj të vinte Qamili lidhej me disa kërkesa të saj për të, që iu parashtruan atij në formën e premtimeve. Noçja i kërkoi Qamilit, një burrë tipik gjirokastrit, që të tregohet pak më dorëlëshuar kur vjen puna tek dhuratat e saj dhe gjithashtu, ç’ishte më e rëndësishmja që të mos shihte më gra të tjera, sepse ajo bëhej xheloze. E gjithë historia u shoqërua me batuta dhe të qeshura, duke e ndryshuar komplet situatën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Fenomeni natyror “bombë uji”, i cili nënkupton një sasi mjaft të madhe reshjesh të përqendruara në të njëjtin vend dhe në një kohë shu

   Një fjalë popullore thotë, kur të vijnë të këqijat hapi derën… I tillë mund të quhet edhe ky incident i ndodhur në Indonezi, ku arkivo

   Policia në Pejë është duke e hetuar vjedhjen e një shtëpie në Zahaq, derisa pronari Xhevdet Kelmendi ishte në pushim me familje.

   Botërori “Rusi 2018” ka disa ditë që ka nisur dhe po mban të mbërthyer pas ekranit tifozë nga e gjithë bota.

   Olti Curri njohet si një prej opinionistëve që i thotë gjërat hapur dhe pa dorashka. 

   Prej disa ditësh ka nisur kompeticioni më i madh i futbollit, por ndryshe nga shumica e ndeshjeve, Kupa e Botës nis që në orën 3 të pa

   Aktorja shqiptare ka realizuar disa foto sensuale dhe njëkohësisht shumë të guximshme.

Një kopsht zoologjik në Beijing tregon përkujdesje të vazhdueshme për një organgutang duke përdorur masazh tradicional kinez.

Meksika arriti një fitore madhështore duke mposhtur kampionët e botës në fuqi, Gjermaninë, me rezultatin 1-0 falë golit të Lozanos në min

Gratë që zgjohen herët pasi të rriten, kanë më pak gjasa të zhvillojnë depresionin se sa ato që e duan të qëndrojnë në shtrat thotë një h