Bëjani qejfin vetes, lërini smartphone-t në çantë, jetoni momentin, dedikojuni pasioneve tuaja… Këto janë disa prej këshillave se si ta stakoni trurin gjatë pushimeve dhe të filloni të relaksoheni.

Më në fund pushimet kanë ardhur, por jo për të gjithë është e thjeshtë të lënë pas krahëve problemet e punës dhe njëmijë mendime të jetës së përditshme.

Më poshtë ju japim 8 këshilla që duhet të ndiqni për të stakuar trurin, për t’u argëtuar dhe mbi të gjitha për t’u rigjeneruar.

1- Llastohuni

Rregulli i parë i pushimeve: Mos lejoni t’ju kapë ndjesia e fajit. Keni dëshirë të flini deri në drekë? Keni dëshirë për një akullore të madhe pas darke? Bëni gjithçka që gjatë vitit ia keni ndaluar vetes! Do të filloni të relaksoheni vërtet dhe t’i shijoni pushimet vetëm atëherë kur do t’i hiqni limitet vetes.

 

2. Detoks teknologjik

Image result for detox tecnologico

Mjaft me rrjetet sociale, e-mailet, whatsapp-in! E dimë që nuk është e thjeshtë dhe askush nuk ju kërkon t’i lini smartphone-t e fikur në fund të valixhes, por thjesht provoni të mos i kontrolloni vazhdimisht mesazhet dhe kushtojini më shumë kohë personave që ju rrethojnë. Teknologjia shkakton stres. Një bisedë e mirë mes miqsh është shumë më shumë relaksuese sesa chat-i online.

3. Mërzituni

Ndonjëherë edhe truri ka nevojë të mërzitet dhe t’i dedikohet mendimeve që zakonisht kemi tendencën t’i anashkalojmë. Mos kini frikë të mërziteni dhe do të shikoni se si momentet gjatë të cilave ndiheni bosh mund t’ju revervojnë surpiza të bukura.

4. Jepini hapësirë emocioneve

Related image

Provoni gjëra që nuk i keni provuar kurrë më parë dhe zbuloni peizazhe mahnitëse. Shijoni të gjitha të rejat dhe emocionet që ju dhurojnë pushimet.

5. Kushtojini kohë jetës erotike

Image result for coppia bacio

Edhe jeta seksuale ka nevojë për qetësi dhe relaks, kështu që çlirohuni nga mendimet e përditshme. Filloni dhe eksploroni lojëra të reja erotike për ta shijuar më mirë verën.

6. Shoqërohuni me personat e duhur

Image result for in buona compagnia

Për fat të keq gjatë vitit jemi të detyruar të ndajmë hapësirat tona me persona që nuk na përshtaten shumë, qofshin këta kolegë apo të afërm. Më në fund gjatë pushimeve mund të çliroheni nga ndikimet negative të tyre dhe t’i zgjidhni ju personat me të cilët do të kaloni pushimet tuaja dhe të relaksoheni në paqe.

7. Bëni atë që ju pëlqen

Gjeni kohën për të kultivuar hobit e pasionet tuaja. Përfitoni nga pushimet për të bërë atë që ju pëlqen.

8. Shijoni momentin

Related image

E fundit, por jo nga rëndësia, shijoni çdo moment të pushimeve, pa menduar se çfarë do të ndodhë më vonë. 

Burimi: Alfemminile

Përshtati: R.O.