81 vjet të martuar, çifti nga Kruja gati për rekordin Guiness

24/09/2018 - 22:26

   Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë.

“Në Krujë, në qytetin e njohur për historinë dhe kulturën e pasur. Po një tjetër histori, ajo unikale e një çifti, ruhet në këtë qytet si dëshmi e mirëkuptimit dhe dashurisë”.

Në familjen Hoxha ka festë. Hamidi, 105 vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-tat celebrojnë 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 shtator të 1937-ës.

“Nuk e njihnim njëri-tjetrin”. “U pamë ditën e dasmës.”

Po Hamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë: “Vallaj e bukur”.

Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare. 

“Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar.” “I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin.”

E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë. 

“Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”, tregon Xhemja.

“Sepse pleqtë kishin shumë fjalë”, shprehet Hamidi.

Po Xhemja bëhej xheloze për ty?

“Po bëhej”.

Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë. 

“Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar”, thotë Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha.

“Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”, shprehet Xhevria.

Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një fëmijë i lindur para kohe dhe që ishte sa ora e të atit 24 javë më parë ka ndërruar jetë tragjikisht në krahët e së ëmës.

Kalimtarët u shtynë të mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga një ndërtesë.

Jo të gjithë qytetarët e kanë humbur kënaqësinë që të jep një kartolinë urimi, si për dërguesin ashtu edhe për marrësin per festat e fund

Të jesh një pjesëtar i familjes mbretërore duhet të jetë paksa e ndërlikuar sidomos gjatë festave të fundvitit.

Dopieta e Xherdan Shaqirit, i dhuroi fitoren Liverpulit në sfidën ndaj Mançester Junajtid e vlefshme për kampionatin anglez.

Majkëll Shumaker është duke luftuar prej 5 vitesh me jetën e tij, që prej 27 dhjetorit të 2013-s kur rrëzimi nga skitë në shpatet ë Merib

Paula Stanton, 60 vjeç, mori një unazë e diamanti si dhuratë për 20-vjetorin e martesës nga bashkëshorti i saj.

Një grua 36-vjeçare vuri në lojë gjithë familjen e saj duke u thënë se ishte prekur nga kanceri në kokë, në mënyrë që të përfitonte para