Kryetari i Partisë Agraro – Ambientaliste Agron Duka ka humbur një mik të shtrenjtë.

Në një postim në rrjete sociale, Duka shprehet i pikëlluar për humbjen e mikut të tij Pëllumb Guza, i cili është ndarë nga jeta.

“Shijaku ka humbur një nga qytetarët e tij më të devotshëm, unë një mik dhe bashkëpunëtor të vyer dhe PAA një prej anëtarëve të saj më aktivë. U prehsh në paqe miku ynë i mirë!”,- shkruan ndër të tjera Duka.

Postimi i Agron Dukës:

Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Pëllumb Guzës. Një mik shumë i shtrenjtë për mua, me të cilin kam ndarë fëmijrinë dhe më vonë pasionin dhe përkushtimin për të qenë sa më pranë banorëve të Shijakut. Ngushëllimet e mija më të ndjera familjes. Shijaku ka humbur një nga qytetarët e tij më të devotshëm, unë një mik dhe bashkëpunëtor të vyer dhe PAA një prej anëtarëve të saj më aktivë. U prehsh në paqe miku ynë i mirë!

Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Pëllumb Guzës. Një mik shumë i shtrenjtë për mua, me të cilin…

Posted by Agron Duka on Monday, January 25, 2021