Agron Duka ka zgjedhur të flasë për pasionin e tij 20-vjeçar, volejbollin, me të cilin ka lidhje të forta që në rininë e tij.

Në një video që ka postuar në profilin e tij në Facebook, ku ka shkëputur pjesë nga emisioni “Arratia e peshkut të kuq”, Duka shprehet se “Sporti më ka dhënë edukatën e punës, një ego pozitive dhe një grint që ka qenë esenciale në çdo arritje të jetës time. Por, mbi të gjitha, sporti më ka mësuar vlerën e skuadrës.”

Postimi i Agron Dukës:

Njëzet vite të jetës time ia kam dedikuar volejbollit, dhe nga ky sport kam mësuar shumë për jetën. Kam mësuar disiplinën dhe shpirtin e sakrificës, edukatën sociale dhe respektin për tjetrin. Sporti më ka dhënë edukatën e punës, një ego pozitive dhe një grint që ka qenë esenciale në çdo arritje të jetës time. Por, mbi të gjitha, sporti më ka mësuar vlerën e skuadrës. Për këtë arsye, do t’i jem përherë mirënjohës ekipit tim “Erzeni”, dhe gjithë shokëve që ndër vite ndanë me mua këtë pasion, brenda dhe jashtë fushës!