Një fshat në ishullin e Grenlandës në Polin e Veriut është përfshirë nga paniku pas afrimit të një ajsbergu gjigant.

Sipas lajmeve në mediat lokale, masa e madhe akullnajore që i është afruar fshatit Innaarsuit është e gjerë 200 metra dhe e lartë 92 metra.

Sipas llogaritjeve të bëra, ajsbergu gjigant peshon rreth 11 milionë tonë.