Drini Zeqo është një ndër personazhet më simpatikë dhe më të pëlqyer nga femrat, e ndonëse është komentuar shpesh për lidhje dashurie, ato kanë mbetur thjesht thashetheme, sepse gazetari i njohur nuk ka pranuar ndonjërën nga ato.

I ftuar ditën e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit”, Drini ka zbuluar se është ende beqar dhe shkak për këtë qenka puna dhe oraret e zgjatur. “Puna më ka lënë pa martuar. Më tha një shoqja ime sot: ‘po ça bën o burri i dheut, vajte 36 vjeç, s’ka kuptim jeta po jepi drejtim’. Por kjo është një gjë që kur gjërat vijnë vijnë”, ka thënë spikeri i njohur.