Aksident me fund të lumtur për Zidane, gjithçka përfundon me një selfie

13/02/2020 - 21:02

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, është përfshirë në një aksident të lehtë automobilistik, teksa ka goditur nga mbrapa një makinë tjetër në një lagje në periferi të kryeqytetit spanjoll. Gjithçka është zbuluar nga Ignazio Fernando, spanjolli që kishte makinën e goditur nga Audi i Zidane, i cili në një intervistë për mediat madrilene tregoi të gjithë detajet nga përplasja me makinën e kampionit francez.

“Më goditi nga pas dhe sapo doli nga makina, e njoha menjëherë. I thashë se do të doja të ishim takuar në rrethana të tjera, por më mirë edhe kështu. Vetë isha i qetë, sepse të paktën isha i sigurt që do të më paguante të gjithë dëmin. I dhashë numrin tim të telefonit dhe i kërkova të bënim një fotografi, gjë që e pranoi menjëherë. Më pas më telefonoi një përfaqësues i tij, që pagoi dëmet dhe më falënderoi që nuk e kisha vonuar shumë, pasi Zidane ishte me nxitim”, tregoi spanjolli.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekon

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan.

Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjik

Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi.

Armando Sadiku dhe Keidi Bare mund të përfundojnë shumë shpejt pjesë e një “reality show” duke luajtur në radhët e skuadrës së Malagas.

Një grua në Wuhan ka rrezikuar jetën e saj duke zbritur nga tetë kate pallati, nga dritarja.

Ndërron jetë në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë, Chitetsu Watanabe, nga Joetsu City i Japonisë.