Një aksidenti i pazakontë është regjistruar të enjten rreth orës 18:30 në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore. Siç shihet edhe në foto një automjet tip ''Volkswagen'' ka përplasur një kalë. 

Para incidentit, shoferi 57-vjeçar ka vërejtur një makinë që po vinte përballë për shkak të dritës, por nuk e ka kuptuar se përpara tij ndodheshin edhe dy kuaj.

Ndërsa kalë i vogël u plagos lehtë dhe u largua menjëherë, kali i madh u përplas me xhamin e përparmë duke hyrë brenda, ku edhe ngordhi. Shoferi u plagos lehtë dhe u dërgua në një spital në Gütersloh.

Sipas policisë, kali i vogël u dërgua në një klinikë kafshësh për trajtim. Policia njoftoi të premten se dëmtimi i makinës vlerësohet të jetë rreth 10,000 euro.