23/02/2021 - 21:16
Legjenda e golfit, Tiger Woods është shtruar me urgjencë në spital, pasi është përfshirë në një aksident të rëndë me makinë në Los Angeles.
45-vjeçari po udhëtonte me makinë, kur automjeti i tij u përmbys. Automjeti po udhëtonte drejt veriut në Bulevardin Hawthorne, në Blackhorse Road, kur u përplas.
Sipas TMZ, zjarrfikëset përdorën sharrë për ta nxjerrë nga makina kampionin e golfit. Ai u dërgua në një spital pas plagëve të marra, por gjendja e tij nuk dihet për momentin.
Makina e Woods "pësoi dëme të mëdha" nga përplasja, raportojnë autoritetet.
/portali DurresLajm/