Sean Penn është martuar me të dashurën e tij 31 vite më të re Leila George. Aktori i famshëm u martua me 28-vjeçare në një ceremoni të fshehtë, sipas gruas së producentit Mike Medavoy, Irena.

“Jemi kaq të lumtur. Leila George dhe Sean Penn u martuam. Ju duam,”– shkroi Irena në një postim në Instagram.

Leila është vajza e Vincent D’Onofrio, i cili është vetëm një vit më i madh se bashkëshorti i saj. Sean ka qenë i martuar edhe dy herë të tjera me  Madonnën dhe Robin Wright.

Aktori dhe partnerja e tij janë në një marrëdhënie prej katër vitesh. Ata u lidhën në vitin 2016, kur Sean Penn ishte 56 vjeç dhe Leila ishte vetëm 24 vjeç.