Aktori i famshëm Sir Ian McKellen është bërë një nga yjet e parë që ka marrë vaksinën e koronavirusit.

Aktori 81-vjeçar ishte në gjendje të merrte injeksionin si pjesë e vaksinave të para të bëra nga NHS (National Health Service) mes pandemisë.

Sir Ian ishte fotografuar duke marrë vaksinën dhe më vonë tha se “ndihet euforik” pasi u injektua, ndërsa falënderoi stafin e NHS të cilët kanë qenë të zënë duke punuar në vijën e frontit këtë vit.

“Është një ditë shumë e veçantë, ndihem euforik,  kushdo që ka jetuar aq sa kam jetuar është gjallë sepse ka bërë vaksinimin e mëparshëm. Sigurisht, është pa dhimbje… është i përshtatshëm dhe të kontaktojmë e të takojmë stafin e NHS, duke u thënë faleminderit për punën e bërë. Nuk do të hezitoja t’ia rekomandoja askujt. Ndihem shumë me fat që kam marrë vaksinën”, tha ylli i “Lord of the Rings”. 

Mbi të 80-at janë grupi i parë i pranueshëm për vaksinën COVID-19, me stafin e NHS dhe personelin e shtëpive të kujdesit midis atyre që u jepet përparësi.