Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të dashur të “Portokallisë”. Shpeshherë ai poston në rrjetet sociale video humori ku vë në lojë personazhe të njohur. Por ditën e sotme, Veleshnja ka lënë mënjanë humorin dhe ka vendosur të ndajë me publikun një ngjarje aspak të këndshme që i ka ndodhur dhe që e ka ndjerë të nevojshme të shpërthejë në rrjetet sociale.

Me anë të një sërë postimesh në Instagram, aktori ka treguar se ish e dashura e ka tradhtuar. Sipas tij, ajo ka pasur katër lidhje paralele.

Ai nuk ka hezituar aspak të bëjë publike detaje rreth ish të dashurës si foto apo edhe emrin e saj. Po ashtu, ai ka publikuar një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer kundër vajzës.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, por s`kam ç`bëj me një që mban katër njëkohësisht. Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai”, -ka shkruar ndër të tjera Veleshnja. Mos ndoshta edhe postimet e sotme janë pjesë e humorit dhe të gjithë ramë në kurthin e tij?!