Aktorja durrsake Mimoza Marjanaku: Më rrëshkitën lot dhimbjeje për sakrificën e 30 mjekëve tanë

31/03/2020 - 22:15

Aktorja e njohur e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Mimoza Marjanaku, nga karantina ku është vendosur në Itali së bashku me familjen ka përshëndetur gjestin e 30 mjekëve shqiptarë, që shkuan të ndihmojnë vendin fqinjë, në luftën kundër pandemisë së Covid-19.

“Me rreshkisnin lote dhimbjeje per kete sakrifice te pakundshoqe te luftetareve me veshjet e bardha paqesore qe dukeshin si zogj te bardhe , por dhe krenare qe vendi im i varfer solidarizohet me Italine e coptuar duke kapercyer kufijte e te pamundures . Ne shqiptaret dime te jemi mirenjohes e kemi kode nderi oooooo Europe sepse kemi rrenje nobile!!!Zoti te bekofte o dheu im Shqiperi dhe ty nuse e bukur me vello te grisur ,Itali!!!”,- shkruan ndër të tjera në postimin e saj Mimoza Marjanaku.

Postimi i plotë:

Uh! Evropë, ti kurva e motit! Që i re mohit, besës së Zotit! Po, á ky asht sheji i qytetnisë? E ka thene burri i zgjuar i Fishtes dhe po sot fjalet e tij jane grushta “ qe i bin n’zemer malit qe s,bezan”... Kurre me shume se sa sot nuk te kam dash Itali, kete Itali te Cezarit qe me dha buke e femijeve te mi arsim e kulture. Sa shume shqiptare jemi sot ketu brenda hartes se Republikes Italiane dhe ne gjithe keto vite , te gjithe i kemi kerkuar deri ne dhimbje ketij vendi nje dokument qe ne te mund t’ vertetonim Europes se mirepercaktuar nga Gjergj Fishta se ne jemi Europiane dhe pse gjeografikisht jemi te tille! Kesaj Europe te pacipe qe Italia ,trupit te saj te plakur i transplatoi shpirtin,i dhuroi Artet, i dhuroi muzike ti zbukuroje jeten ,i dhuroi pikturen qe ta kishte si pasqyre qe te rregullonte fytyren..I dha shume dhe sot e gjendur ne ditet e saj me te renda ,kjo plake tutore i ktheu shpinen.. Dhe vetem dje nje grusht shqiptaresh te ardhur nga qielli me “Air Albania “ i dhane nje grusht “ perendive “ te mbledhura ne Bruksel dhe i thane : “ Ndrysho standartet Europe” ! Plasi syte Europe e plakur jo bukur,e thare ne dege ndjenjash..,Me rreshkisnin lote dhimbjeje per kete sakrifice te pakundshoqe te luftetareve me veshjet e bardha paqesore qe dukeshin si zogj te bardhe , por dhe krenare qe vendi im i varfer solidarizohet me Italine e coptuar duke kapercyer kufijte e te pamundures . Ne shqiptaret dime te jemi mirenjohes e kemi kode nderi oooooo Europe sepse kemi rrenje nobile!!!Zoti te bekofte o dheu im Shqiperi dhe ty nuse e bukur me vello te grisur ,Itali!!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar në emisionin "Rudina", ku edhe ka bërë renditjen e shenjave me m

A ekzistojnë strategji të veçanta për të hyrë në zemrën e një personi dhe për t’i bindur ata që të jenë pjesë e jona?

Këngëtari i njohur Chris Trousdale është ndarë nga jeta në moshën 34 vjeçare. Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të ish-anëta

“Një vajzë 8-vjeçare e punësuar në mënyrë të paligjshme si shërbëtore është vrarë nga punëdhënësit e saj në Rawalpindi, Pakistan pasi hum

NASA ka publikuar një foto të veçantë të liqenit të Shkodrës, e kapur nga hapësira.

Një peticion ka nisur në Izrael, që po bën thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio.

Nëse deri tani e keni përdorur deodorantin vetëm për aromë të mirë dhe për të parandaluar djersitjen në zonën e sqetullave, është momenti

Sot do të flasim për shenjat zodiakale që kanë shpesh dhe gjithmonë frikë.