Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë “Mrekullia në qelinë numër 7” gjatë kësaj periudhe pandemie është komentuar shumë edhe nga publiku shqiptar. Siç dihet, tema e filmit ka të bëjë me dashurinë e një vajze dhe babait me aftësi të kufizuara.

Vajza e vogël Nisa Sofiya, e cila fitoi zemrat e të gjithëve me rolin e Ovës në këtë film duket se është një fanse e këngëtares së njohur shqiptare, Altuna Sejdi.

Vogëlushja ka publikuar një foto të sajën dhe në sfond ka vënë këngët e Tunës me Ylli Limanin, “A don hala”, e cila është një hit i padiskutueshëm.

Duket se këngëtares shqiptare i është bërë qejfi për këtë fakt dhe i ka premtuar “Ovës” se nëse takohen do i këndojë gjithë albumin.

“Hey Ova ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha këndu krejt albumin”, shkruan Tuna. Me siguri një takim mes të dyjave do të gëzonte shumë fansat e tyre.