Që kur Hilary Duff dhe i dashuri i saj Matthew Koma mirëpritën në jetë vajzën e tyre më 25 tetor, ne kemi qenë me fat, sepse kemi parë disa foto të Violet në Instagram, por tani, aktorja është treguar më e hapur për jetën e re me të sapolindurën dhe specifikisht, ka rrëfyer edhe çfarë ka bërë me placentën. Vetëm 10 ditë pas lindjes, aktorja ndau me të gjithë lajmin se kishte pirë placentën e saj në formë smoothie.

“Ishte smoothie me shijen më të veçantë që kam provuar ndonjëherë”, – tha Hilary, duke shtuar se që prej moshës 10-vjeçare nuk kishte pirë më asnjë smoothie, edhe për shkak se ka shumë kalori. Por tani që kishte dëgjuar se është e shëndetshme, vendosi që të ndjekë këshillën e shumë mjekëve.

Siç tregoi ajo, pasi i hodhi edhe disa kuba akulli, e piu të gjithën deri në fund: “Ishte e shijshme…”

Por a është e shëndetshme ta hash placentën?

“Missione Scienza”, një portal që merret me çështje shkencore dhe dobitë e shëndetit, ngrënia e placentës është një lloj mode, e cila po përhapet me shpejtësi mes nënave të reja. Kjo praktikë që po shtohet është frymëzuar nga mjekësia e vjetër kineze dhe është përmirësuar deri në ditët tona. Një gjë e tillë është bërë modë edhe nga shumë personazhe VIP, siç është edhe aktorja e njohur Nicole Kidman.

Në një artikull të “Archives of Women’s Mental Health”, studiuesit thonë se, në të vërtetë, ngrënia e placentës nuk ka asnjë efekt tek femrat e sapobëra nëna, madje mund t’u bëjë dëm. Kjo, sepse, sipas tyre, placenta është e përbërë edhe nga substanca toksike, si mërkuri apo plumbi, të cilët dëmtojnë trupin e njeriut. /Revista Class