Zemrat e publikut shqiptar i mori me rolin që kishte te seriali “Kara Sevda”. Mediet turke kanë raportuar se aktorja Melisa Asli Pamuk, është ndarë nga i dashuri i saj, aktori Tolga Sala.

Sipas këtyre medieve, dyshja kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes që filloi vitin e kaluar dhe do jenë vetëm miq.

Madje, kanë filluar të dalin zëra se Melisa Asli ka filluar një romancë me aktorin Alperen Duymaz, të cilin e ka të “dashur” te seriali “Përplasja” ku aktorja e ka rolin e ‘Xhemres’.