Aktorja e penduar për tatuazhet

21/07/2019 - 09:25

Aktorja e njohur Jessica Alba ka folur së fundmi për tatuazhet e saj, teksa rrëfeu se vendosi të realizonte 3 të tillë me shenjat e horoskopit të fëmijëve të saj dhe konstelacionet e tyre.

Ndonëse për këto ajo nuk do të pendohet kurrë, Jessica ka rrëfyer se do të donte të mos kishte bërë disa tatuazhe në rininë e saj. “Kam disa tatuazhe, dhe pendohem për një prej tyre… ndoshta dy”, ka treguar ajo në një intervistë për Refinery29.

I pari është një fjongo që është pozicionuar poshtë kurrizit.

Ndërsa tjetri është një lule në të pasmen e qafës, të cilën nuk po mundet ta fshijë as me lazer.

“E kam bërë kur isha 17 vjeç dhe jam shumë e acaruar. Jam munduar ta heq me lazer shumë herë dhe nuk po fshihet. Do doja shumë të kisha menduar për diçka që do ishte domethënëse përtej kohës, sepse kur bën një tatuazh në moshën 17 vjeç, tani që je 38 mendon: “Hmm, nuk e di nëse kjo është shumë domethënëse.” Por për këtë të fundit, fëmijët janë përgjithnjë”, ka përfunduar aktorja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dukesha, Kate Middelton dhe Princi William kanë nisur turin e tyre në Pakistan.

Është cilësuar si fëmija më e bukur në botë dhe vjen nga Rusia.

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur për gjermanët.

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Një funeral tepër i pazakontë në Irlandë ka kaluar nga lotët e zisë tek të qeshurat.

Ermal Mamaqi na ka treguar se filmi i tij i ri "I love Tropoja" është gati dhe shumë shpejt do të shfaqet në kinematë tonë me nisjen e vi

Një grup prej 80 shkencëtarësh kanë udhëtuar drejt Siberisë për të hetuar efektet e shkrirjes së akullit të përhershëm të Arktikut Lindor

Një mësuese e shkollës fillore në Queensland të Australisë i ka rënë të fikët në klasë pasi shkoi e dehur në mësim.