Ëndrra e çdo femre është që të duket e re në çdo moshë, por një nënë e tre fëmijëve duket se e ka realizuar këtë dëshirë.

Ajo është Alyssa Chia nga Taiwan, e cila në vitin 1990 u bë aktore. Gjatë këtij muaji ajo festoi 44-vjetorin e lindjes së bashku me bashkëshortin 35-vjeçar dhe me tre fëmijët, 13, 3 dhe 1 vjeç.

Në një postim të saj në rrjetet sociale, Alyssa shkruan: “Ditëlindja është një ditë që të gjitha gratë e duan dhe e urrejnë”.

Fansat e saj janë të mahnitur nga bukuria dhe rinia e Chia-s. “Ajo nuk duket as si 22 vjeçe, por si 18”, shkruan një fans i aktores.

“Ajo duket ende e re dhe fare mirë mund të ngatërrohet me një 22-vjeçare”, komenton një tjetër.

Ndërkohë në një intervistë të mëparshme, 44-vjeçarja ka zbuluar edhe sekretet se si të dukeni të reja pavarësisht se vitet kalojnë. Ajo ka treguar se nuk ka konsumuar alkool, nuk ka ngrënë në orët e vona të darkës si dhe nuk ka qëndruar zgjuar deri natën vonë.

Gjithashtu Alyssa ka zbuluar se nuk e ka përdorur telefonin dy orë para se të shkonte të flinte. Njëkohësisht ajo këshillon të gjitha femrat që të pinë sa më shumë ujë si dhe të bëjnë aktivitete të ndryshme sportive të paktën dy herë në javë.