Adriana Matoshi pranoi se është në një lidhje dashurie në “Shiko Kush LUAN”, por përgjigja mbeti me aq. Nuk ka vonuar shumë që aktorja të zbulojë jo vetëm detaje nga romanca e re në të cilën është përfshirë, por ka prezantuar për herë të parë edhe djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Në një intervistë për “Prive”, Adriana ka folur ‘pa dorashka’ për partnerin, futbollistin afrikan Keith Groeneveld. “Unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë. Unë më përpara nuk e kam njohur Keithin, as Keithi nuk e ka ditur kush jam unë”, ka treguar Adriana.

Pa koment nuk ka mbetur as Keith, i cili ka rrëfyer se si ia fitoi zemrën Adriana. “Për herë të parë e pashë në Dar, vura re se ka një zemër të mirë dhe të madhe. Është shumë e sjellshme, pastaj herën e parë që dolëm për darkë folëm për shumë gjëra. Folëm për jetën e saj, jetën time dhe për gjithçka. Për planet dhe synimet tona dhe pastaj më ‘zuri’. Kjo përshtypje dhe mbeti në mendjen time gjatë gjithë kohës”, është shprehur Keith.

Adriana ka reaguar së fundmi edhe me anë të një postimi në Instagram, pas mesazheve që ka marrë lidhur me intervistën: “Dashuria edhe lidhja mua nuk më bën as njeri më të mirë, as më të keq. Dashuria vetëm mundet të më bëjë më të lumtur!”