Modelja e njohur nga Paraguai, Larisa Rikelme, është duke kaluar periudhën më të vështirë të jetës së saj.

E dashura e mesfushorit të kombëtares paraguaiane, Jonatan Fabro, ka deklaruar se është në momentin më të keq të jetës së saj, kjo për faktin se i dashuri i saj është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur në vitin 2015.

Sipas avokatëve, Fabro nuk mund të largohet nga Paraguai, pasi menjëherë pas tij do të vihej Interpoli, edhe pse çështja është ende e hapur.

Megjithatë, e dashura e tij ka deklaruar se kjo histori nuk është aspak e vërtetë. Nga ana tjetër, mediat vendase kanë zbuluar se vajza me të cilën Fabro ka abuzuar mund të jetë edhe mbesa e tij.