Këngëtari me origjinë nga Kosova, Alban Ramosaj qenka i lidhur me modelen bukuroshe, Niki Delijorgji, vajzën e biznesmenit, Mihal Delijorgji. Përmes një video të postuar në rrjete sociale, Alban Ramosaj ka postuar modelen, teksa kërcen veshur me një fustan mëndafshi.

Por, ato që bien në sy janë dedikimet që këngëtari dhe modelja i bëjnë njëri-tjetrit nëpër komente.

Ndërsa Albani i shkruan: “T’dua fort gruaja jem”, nuk mungojnë as komentet romantike të Nikit: “Ti e din une shume shpesh n’menje t’kom, sa here t’merr malli vec coj syte n’hon”.

Me sa duket çifti më i ri në showbiz kanë nisur një histori dashurie dhe nuk mungojnë as fansat që e mbështesin këtë romancë dhe lumturohen me lajmin.