Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gjyshes.

Përmes një dedikimi të ndjerë në rrjete sociale, aktori shpreh dashurinë e tij për gjyshen, ndërsa i thotë që të vazhdojë ta “shohë nga lart, derisa të bashkohet me të”.

“Tani, fli e qete, e shtrenjta ime. Bashkohu me gjyshin, i cili, siç thoshe vete, po të priste. Tani që më le, e kuptoj. Ato miliona herë që të kam thënë se sa te dua, nuk mjaftojnë. Duhet te të kisha thënë më shumë. Por, vazhdo më shih nga lart. Do të ta them përditë, derisa te bashkohem dhe unë me ju. Fli e qetë më në fund Stoli Bogdo,”- shkruan Albano, ndërsa ka publikuar edhe një foto të gjyshes së tij të ndjerë.