Albërie Hadërgjonaj është ndër këngëtaret që për vite me rradhë është pëlqyer nga publiku. Albëria, falë punës së saj, ka fituar zemrën e gjithë shqiptarisë.

E ftuar në emisionin “NIN”, ajo ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e saj personale, përkatësisht rreth martesës që ka pasur.

Këngëtarja tregoi shkaqet që ishte tradhtuar nga ish-burri.

“Ish-bashkëshorti im pati sukses në biznes dhe u bë shumë i fuqishëm, ishte shumë i ri, madje edhe bukurosh. Sa hyri demokracia në Shqipëri, ai kishte para dhe normalisht tundohesh kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, u shpreh ajo.

Këngëtarja u shpreh se edhe mund të ketë ndonjë lidhje dashurie në të ardhmen, për mos t’ju bërë barrë vajzave të saj.