Alketa Vejsiu ka shumë vite që është pjesë e ekranit dhe ka treguar se di si të përballojë me sukses çdo lloj situate. Përveçse përgatitet fort për çdo format që drejton, duket se për këtë gjë e ndihmon shumë edhe një “truk” i vogël që ajo përdor përpara çdo transmetimi.

Mbrëmjen e djeshme Alketa ka zbuluar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” se nuk e konsumon kafenë dhe përpara se të nisë xhirimet për një emision konsumon një copë të vogël çokollate.

“E kam traditë sepse nuk e konsumoj kafenë dhe ha çokollatë”, ka treguar Alketa. Në fakt efektet pozitive të çokollatës janë vërtetuar shkencërisht, prandaj kjo duhet të jetë një ndër arsyet pse moderatorja shfaqet gjithmonë në formë të mirë në transmetimet televizive.