Ambasadori Lu i dashuruar pas traditave shqiptare, mëson si të punojë tezgjah

14/11/2017 - 12:47

Ambasadori Amerikan Donald Lu, pavarësisht angazhimit të tij me misionin e diplomatit gjen edhe pak kohë për të zbuluar traditat e veçanta të popullit shqiptar.

E në këtë linjë, për të 'prekur' më nga afër realitetin shqiptar, ambasadori Lu ka lënë zyrën, ndërsa ka vizituar një familje në një fshat të Lezhës, ku ka parë nga afër edhe se si bëhet endja në vegje.

Ambasada Amerikane ka postuar disa foto të ambasadorit, ku ai shihet se si i ulur përtokë sheh me përkushtim punën në tezgjah që bën Taze Lazrin, gruaja nga Lezha.

"Foto e Ditës | Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës. Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme.", shkruhet në mesazhin e ambasadës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E teksa bota mbarë respekton në 20 Tetor Natën e Hënës, Kina mendon përtej saj.

Është munduar që shpeshherë ta mbajë familjen e tij larg mediave dhe fotove në rrjete sociale, por siç duket këtë herë kryeministri Edi R

Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati nudo në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.

Ndërkohë që Sali dhe Shpresa Lushaj, prindërit e këngëtarit Arkimed Lushaj që u arrestua pak ditë më parë, kanë qenë sot të ftuar në emis

Ëndrra e çdo femre është që të duket e re në çdo moshë, por një nënë e tre fëmijëve duket se e ka realizuar këtë dëshirë.

Një aksidenti i pazakontë është regjistruar të enjten rreth orës 18:30 në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore.

Aurenc Bebja/ Publikohet letra e lamtumires se Princ Vidit drejtuar shqitareve para se ai të largohej nga porti i Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në “Zonë e Lirë”.

Në fillim-vitet ’90, kompania SOE paraqiti planin ambicioz për ndërtimin e kompleksit “Dionisos”, në Sitia, Kretë.

Në shekullin e 16-të, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër.