Aktori Amos Zaharia, djali i aktores Yllka Mujo, ka treguar një moment aspak të këndshëm që i ka ndodhur në kufirin grek, teksa po kalonte për të pushuar në shtetin fqinj.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai flet për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve nga grekët, por nuk ka treguar detaje të tjera se përse ka ndodhur kjo.

Statusi i plotë i Amosit:

“Sapo kalova kufirin e ketyre “evropianeve” Grek. Ma moren pashaporten dhe ma hodhen si te ishte leter e perdorur higjenike. Hajde shpenzo para te keta bukshkale te pafytyre. Rrofshim ne per shtetin qe kemi dhe bravo i qofte ketij populli Grek qe i lakmojne vec prapanicen njeri tjetrit. Ptu”, shkruan ai.