Anaidi dhe Joana 3 minuta seks në “BB6”

Postuar: 23/03/2013 - 09:20

TIRANE, 23 mars 2013- Më në fund lulëzoi dashuria në shtëpinë e “Big Brother”. Ose të paktën kështu është dukur gjatë njërës prej netëve në dhomën e gjumit... Teksa të tjerët flinin, Anaidi dhe Joana kanë vendosur të ndajnë bashkë shtratin dhe jo vetëm. Ata kanë kaluar momente të nxehta nën jorgan dhe më në fund kanë shfaqur atë që ndiejnë për njëri-tjetrin. 

Akti seksual ka zgjatur pak, vetëm tre minuta. Që prej ditëve të para, dy të rinjtë janë afruar dhe shpesh janë veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje brenda një kohe të shkurtër. Shpesh janë zënë e po aq shpesh janë përqafuar. Më e dhënë është dukur Joana, e cila, edhe pse në shumë raste e refuzuar nga Anaidi, sërish ka tentuar të afrohet e ta ketë pranë. 

Ajo ka thënë tek banorët e tjerë se i pëlqejnë përqafimet e Anaidit dhe ka nevojë ta ketë pranë. Për këtë arsye, 26- vjeçarja nga Tirana vendosi që t’i japë fund marrëdhënies shumë-vjeçare me të dashurin që jeton në Greqi. Me shumë gjasa, skena e seksit do të transmetohet sonte gjatë spektaklit... Të presim e të shohim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tashmë nuk keni nevojë të kurseni gjithë vitin për disa ditë në Turqi.

Bëjani qejfin vetes, lërini smartphone-t në çantë, jetoni momentin, dedikojuni pasioneve tuaja… Këto janë disa prej këshillave se si ta s

Një dhi e lindur me deformime në fytyrën e saj ka alarmuar banorët të cilët janë detyruar të lajmërojnë policinë.

Në bregdetin verior të Francës, të njohur si “Opal bala”, javën e kaluar janë shfaqur pika jo të zakonshme me ngjyrë të verdhë, shkruan “

Një nga momentet më interesante kur jeni në fluturim është të shihni pamjen e mrekullueshme nga lart.

Paratë nuk janë problem kur vjen puna te Beyonce dhe Jay Z, që nuk kursejnë për të kryer shpenzime marramendëse për gjërat e ty

Guvernatori i përgjithshëm i Kanadasë ka pranuar se ka shkelur protokollin mbretëror duke prekur krahun e Mbretëreshës Elisabet

Dasmë e madhe në familjen e deputetit të LSI-së, Ylli Shehu, i cili sot ka martuar vëllain e tij të vogël.