Andrea Bocelli kundër qeverisë italiane për masat kundër Covid-19

01/08/2020 - 22:07

Këngëtari i operës italiane Andrea Bocelli ka thënë se është ndjerë “i poshtëruar dhe ofenduar” nga masat bllokuese të vendosura në vend për shkak të koronavirusit.

“Unë nuk mund të largohesha nga shtëpia edhe pse nuk kisha bërë asnjë krim,” tha Bocelli.

Ai gjithashtu pranoi se nuk u bindej rregullave te izolimit dhe beson se ashpërsia e pandemisë kishte qenë e ekzagjeruar. Komentet e tij do të befasojnë shumë pasi ai ishte bërë një simbol i unitetit kombëtar në kulmin e izolimit.

Të dielën e Pashkëve, Bocelli këndoi i vetëm në një katedrale të shkretë të Milanos në një shfaqje solo të transmetuar drejtpërdrejtë të quajtur ”Muzikë për Shpresën”.

Bocelli bëri komentet  e tij në një konferencë në Senatin e Italisë, ku morën pjesë politikanë të opozitës përfshirë Matteo Salvini, lideri i partisë së ekstremit të djathtë të “Lega Nordit”. Salvini ka sulmuar qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte për trajtimin e krizës shëndetësore në Itali.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Ju komunikoj që sot në këtë 10 gusht jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60-të në karantinë, pasi kam dalë pozitiv nga koro

Deputetja e opozitës parlamentare Edlira Hyseni ka hequr kostumin zyrtar dhe ka nisur pushimet.

Ditët e nxehta të gushtit, aktori i njohur, Gentian Zenelaj po i kalon me familjen e tij.

Përhapja e koronavirusit e ka vendosur parkun më të madh të krokodilit të Indisë nën kërcënim.

Një qytet kinez ndërtoi një urë rreth një shtëpie të vogël pasi pronari ka refuzuar t’ia shesë shtetit për dekada.

Një grua në SHBA ka rezultuar pozitive me koronavirus, por kjo gjë nuk e ndaloi të shkonte në një sallon bukurie për të bërë thonjtë.

Shkollat ​​po rihapin, parqet e argëtimit po mirëpresin vizitorët dhe ngrënia në natyrë është zgjidhja e vetme.

Nën dyshekë, qilima, në rrobat e papastra, libra ose sirtarë… Nëse zgjidhni këto vende për të ruajtur para, duhet ta dini se hajdutët “do

Produktiviteti nuk varet nga koha e qëndrimit në punë. Por si mund të jeni produktivë dhe jo vetëm të zënë në punë?

Të jesh blogere sot në Shqipëri duket hera-herës si një trend.