Një ajsberg i ri gjigand, me madhësi thuajse 300 kilometra katrorë, është gati për t’u shkëputur nga platforma e akullit në Pine Island, në Antarktidë: pjesa e thyer, e gjatë 30 km, që është pranë shkëputjes, u zbulua nga satelitët, pak më shumë se një vit nga formacioni i një tjetër ajsbergu 260 kilometra katrorë.

Alarmin e ka dhënë për rrjetet sociale, eksperti i Universitetit Teknik të Delft, në Holandë, i cili në “Twitter”-in e tij, publikoi imazhet e para nga hapësira e asaj që mund të bëhet shkëputja e gjashtë më e madhe nga viti 20010 deri më sot.

Askush nuk e di ende sa kohë duhet që të ndodhë shkatërrimi i gjuhës akullnajore prej dhjetë kilometrash, që ende mban ajsbergun e ardhshëm të ankoruar në akullnajë.

Shformimi i ajsbergëve nuk është një dukuri e pazakontë në Antarktidë, por ajo që shqetëson ekspertët është mënyra se si po verifikohet kjo shkëputje e radhës: zakonisht thyerja ndodh në anët e akullnajës, ndërsa ajo e sapo zbuluar, shkon rishtazi direkt në qendër të akullnajës, duke treguar praninë e mundshme të ujit të nxehtë më poshtë, përcjell Shqip.

Ajo që alarmon është edhe koha: shkëputjet e ajsbergëve të rinj janë duke u bërë më të shpeshta se sa pritej, duke theksuar përshpejtimin e shkrirjes së akullit në Antarktidën Perëndimore.