Lëkura juaj është më e thatë dhe temperatura juaj është më e ulët gjatë natës. Ndoshta nuk e keni ditur, por këta janë 2 faktorë që rrisin efektivitetin e antidjersës tuaj.

Depërton më mirë në lëkurë dhe ju lë me një efekt afatgjatë. Më poshtë janë listuar disa arsye pse aplikimi i antidjersës natën është më i mirë.

Nuk funksionon mirë në mëngjes.

Në krahasim me natën, gjëndrat tuaja të djersës janë më aktive në mëngjes, kështu që kur përdorni antidjersë gjatë orëve të mëngjesit do jetë më e vështirë të arrijë në poret tuaja.

Pas një dushi, nuk do të depërtojë në lëkurë siç duhet.

Nëse e përdorni menjëherë pas dushit, ka shumë të ngjarë që reagimi me produktin të ndodhë në shtresat e jashtme të lëkurës dhe antidjersa mund të mos ketë efekt. Antidjersa duhet të depërtojë në shtresat e thella të lëkurës që të ndalojë djersitjen.

Është më efikase gjatë natës.

Natën, temperatura e trupit zakonisht bie natyrshëm dhe ju djersitni më pak prandaj vendosni antidjersën tuaj para se të shkoni në shtrat. Është gjithashtu më mirë ta përdorni atë në lëkurë të thatë pasi depërton në lëkurë më thellë.

Nëse filloni të aplikoni antidjersë para gjumit, gjithashtu mund ta aplikoni përsëri në mëngjes për të forcuar efektivitetin e tij.