Koncerti që i dedikohet humbjes së gazetares Adelajda Xhemani dhe që mblodhi emra të artit dhe muzikës, u prezantua nga moderatorja Arbana Osmani, e cila dikur e ka lakuar gjatë emrin e Adelës në edicionin e Big Brother.

Ky prezantim ka qenë ndër më emotivët për moderatoren.

“Duke luftuar me lotet sonte gjate prezantimit te koncertit “Ne vend te Adeles”,- ka shkruar Arbana në postimin e saj, ku duket mjaft e prekur.

Adelajda humbi jetën në banesën e saj një vit më parë, si pasojë e një ataku kardiak.