Arjola Demiri dhe Irgen Çela janë dy aktorët që luajnë çiftin e lumtur në “Portokalli”, por luajnë edhe në filmin “I love Tropoja”. Aktualisht aktorët e këtij filmi ndodhen në Zvicer ku edhe po jepet ky film për shqiptarët e Zvicrës.

E ndërsa ndodhen atje për disa ditë, ata po e kalojnë më së mirë kohën e lirë. Në një nga videot e postuara në Instagram, Arjola Demiri shfaqet duke mbajtur mbi shpinë Irgenin, por halli është se ai duhet t’ja kthejë xhiron. Megjithëse me vështirësi ai ja del t’ia bëj një xhiro mbi shpinë Arjolës.