Arkeologët zakonisht ju duhet shumë kohë që të mendohen në lidhje me atë që kanë gjetur. Në Kungälv të Suedisë, ata gërmuan në një vend, pasi kishin studiuar zonën.

Pasi ata zbuluan gurin e lashtë, njëra prej arkeologëve Gisela Ängeby tha: “Nuk ka diskutime. Guri duket tamam si një penis.”

Sot penisi qëndron i drejtë si një gur varri. Por nuk ishte kështu kur filloi gërmimet. Menjëherë dallohet, ndërsa më parë ishte vetëm një grumbullim  i madh gurësh.

Arkeologët gjetën hirin dhe eshtrat e djegura rreth këtij guri. Hiri ndoshta vjen nga njerëz të djegur. Prandaj arkeologët dyshojnë se njerëzit e epokës së bronzit zhvilluan rituale këtu në emër të pjellorisë.