Arnold Schwarzenegger u sulmua pas krahëve gjatë një eventi në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

Aktori, ish-guvernator i Kalifornisë, sot 71 vjeç, po filmonte performancën sportive të disa fëmijëve gjatë një "live" në "Snapchat", kur papritur u godit pas shpatullave të tij dhe me një hedhje në ajër, i gjuajtën një shqelm mbi shpinë.

Agresori u kap menjëherë nga rojet e sigurisë.

Në "Twitter" Schwarzenegger, pasi u largua nga "Sandton Convention Centre" e Johannesburgut, ka dashur të qetësojë fansat duke shkruar:

"Faleminderit për interesimin, por nuk keni pse shqetësoheni. Mendova se më shtyu turma, gjë që ndodh shpesh. Më pas kuptova se mora një shqelmim dhe këtë e kuptova vetëm pasi pashë videon, si të gjithë ju.

Jam i lumtur vetëm që, ai idioti nuk arriti të më prishte direkten në Snapchat", shkruan ish-Terminatori.