Është arrestuar pak më parë koreografi i njohur shqiptar Albi Nako. 

"Xing.al" ka siguruar një video ekskluzive nga momenti, kur Nako ndodhet në një event dhe forcat e rendit hyjnë me shpejtësi midis turmës për të arrestuar koreografin.

Me maska dhe armë në duar, forcat e rendit kanë shokuar të pranishmit, ndërsa Nako nuk shihet t'u ketë bërë rezistencë. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të koreografit, por na mbetet të presim edhe pak për ta mësuar.