BRAZIL– Të gjithë jemi mësuar të dëgjojmë që në pranga të policisë të përfundojnë njerëz që akuzohen për diçka apo që përbëjnë rrezik për shoqërinë, por në Brazil rojet e një burgu kanë arrestuar një mace.

Sipas mediave bashkëpunëtorët e të dënuarve i ngjisnin mallrat me ngjitëse në trupin e maces dhe e fusnin atë në burg për t’ua kaluar ato të burgosurve.

Macja bardhë u vu re nga rojet ndërsa po kalonte portën kryesore të burgut në qytetin Arapiraka, në shtetin e Alagoasit. Objektet që u gjetën në trupin e maces nga policia janë punto për trapan, sharrë hekuri, dosje celularë, kufje për telefonat.

E ndërsa autoritete thonë se është e vështirë të zbulosh se kush është përgjegjës për këtë, të 263 të burgosurit janë nën hetim.