Arrestohet për marijuanë, bëhet yll i rrjeteve sociale falë make up-it perfekt

11/08/2018 - 09:53

  

Një 19-vjeçare nga Dallas i Texas-it u arrestua në shkurt të këtij viti për posedim marijuane, ndërkohë që priste shokët e saj për të dalë.

Si rezultat i publikimit të fotos së saj sinjalizuese në Twitter, ka marrë shumë kërkesa për të qenë një 'tutorial' makiazhi.

Në foton e bërë para se të hynte në qeli, vajza duket me një make-up perfekt: qerpikë fals, rimel dhe ton sysh në ngjyrë rozë të shkëlqyeshme.

Siç ka rrëfyer për gazetat lokale, Marshala Perkins nuk mendonte kurrë se falë arrestimit do kthehej në një 'yll' për rrjetin.

"Më kanë kontaktuar për të krijuar linjën time të makiazhit. Është çmenduri. Çështja e marijuanës u kthye në një gjë kaq pozitive, sa nuk do e lë këtë mundësi të më ikë nga duart."

Fotoja sinjalizuese e policisë bërë 19-vjeçares u postua dy muaj pas ngjarjes nga faqja e Twitter "Mugshot Baes", e njohur për publikimin e të arrestuarave më të bukura.

Makiazhi perfekt i Marshala i pëlqeu 280 mijë përdoruesve, të cilët, duke vënë re talentin e vajzës, kanë nisur t'i propozojnë rolin e mësueses apo siç quhet në gjuhën e rrjetit: tutorial, së mënyrës së makiazhimit, për të mësuar të fshehtat e zanatit.

Perkins, e cila i dashuronte videot e shkurtra ku tregohej mënyra e të bërit të makiazhit, ka 'kapur rastin' për të rritur numrin e ndjekësve në disa rrjete sociale të cilat drejton.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një video intime midis Nicole Scherzinger dhe Luis Hamilton është hakuar dhe shpërndarë gjerësisht në internet.

Duket se ende nuk janë shuar tensionet mes kunatave mbretërore angleze Kate Middleton dhe Meghan Markle, aq sa bashkëshortët e tyre respe

E ka pritur gjithë shpresë kthimin e tij në shtëpi, duke qendruar pranë hyrjes kryesore gjatë gjithë kohës që zhvilloheshin kërkimet në k

Aktori Florjan Binaj ka treguar historinë e propozimit që i bëri bashkëshortes së tij Sadina 15 vite më parë, në një rrëfim tepër të veça

Ornela dhe Arbri ishin çifti i parë që hapi episodin e kësaj të diele në “Lufta e Nuseve 5”, në Tv Klan.

Në mediat sportive të vendit është dhënë lajmi se kapitenja e ekipit kombëtar të volejbollit të femrave, Erblina Bici ka thënë "PO" pas p

Presidenti i Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekali nëpërmjet një rrëfimi të publikuar së fundmi nga “Striripesurse” ka folur për të kalua

Një grua në SHBA, njoftoi policinë e Athens-Clarke, Atlanta se grabitësit i kishin vjedhur makinën bashkë me foshnjen 11 muajshe brenda.

Kim Kardashian e ka ekzagjeruar me vjeshjen e saj të fundit.

Çdo shenjë zodiakale ka veçantitë që e përfaqësojnë, sikurse edhe anët e tyre të errëta.