Iranianja e famshme, Sahar Tabar mjaft e njohur dhe e ndjekur në rrjetin social Instagram, është arrestuar sipas agjencisë së lajmeve "Tsanim".

Ajo akuzohet për krime dhe shkelje të rënda, përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, marrje të paligjshme të pronave, fyerje të kodit të veshjes së vendit dhe inkurajimin e të rinjve për të bërë korrupsion.

Sahar është bërë e njohur pasi arriti të bëjë 50 operacione plastike për t’u dukur si Angelina Jolie.

22-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e mediave globale për fotografitë dhe videot, që janë konsideruar si versioni “mumje” i  aktores Jolie.

Por u arrit të kuptohej se pjesa më e madhe e pamjes së saj si “fantazmë” ishte si rezultat i make up-it dhe përpunimit të fotografive.